Egbo: Duhet ta çojmë deri në fund atë që po bëjmë

Egbo: Duhet ta çojmë deri në fund atë që po bëjmë

19:17, 03/06/2020

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, është shfaqur shumë i lumtur me skuadrën e tij, pas fitores së marrë në Ballsh ndaj Bylisit me rezultatin 3-1.

Në intervistën pas përfundimit të ndeshjes, Egbo është shprehur se problemet me Ngo mund të ndodhin në një familje.

“Në radhë të parë është një ndjesi shumë e mirë. Lojtarët edhe pas 3 muajsh vazhdojnë të bëjnë këto paraqitje shumë të mira. Tani kampionati ka rifilluar dhe jemi në rrugën e duhur. Duhet ta çojmë deri në fund atë që po bëjmë. Është një fitore shumë e rëndësishme, Bylisi është një nga ekipet më të forta të kampionatit. Në fazën e parë të kampionatit ka marrë pikë ndaj Partizanit dhe Kukësit. Ne do i marrim ndeshjet një nga një dhe më këmbë në tokë, pasi janë edhe 27 pikë në lojë.

Çështja Ngo? Nuk ka ndodhur asgjë me sulmuesin. Ajo që ka ndodhur me të ndodh në një familje. Nuk ka diçka të keqe me të, ne jemi një familje dhe këto ndodhin në familje. Janë gjëra që ndodhin brenda familjes. Është një sulmues i mirë. E kemi sqaruar. Ai e di që do të gjuante penallti, por s’ka gjë për t’u shqetësuar. E duam njëri-tjetrin.

Na kanë thënë që festimin për golin nuk duhet ta bëjmë  dhe jemi mundur ti respektojmë rregullat”, u shpreh Egbo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco