Një rast pozitiv me koronavirus te klubi i Tottenham

Një rast pozitiv me koronavirus te klubi i Tottenham

18:19, 03/06/2020

Premier League ka zhvilluar disa herë teste te 20 klubet e kampionatit, në mënyrë që të zbulojë raste të reja me koronavirus.

Lojtarët dhe anëtarët e stafit, pra, i nënshtrohen testeve të detyrueshme përpara rifillimit të kampionatit anglez. Testimet e fundit u kryen të hënën dhe të marten e kësaj jave, ku janë realizuar afërsisht 1,197  tamponë. 

Dhe ditën e sotme Premier League u ka dorëzuar klubeve, rezultatet, për lojtarët dhe anëtarët e stafit. Mësohet se një prej anëtarëve të Tottenham ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmi u konfirmua nga klubi londinez përmes një postimi në faqen zyrtare.

"Ne u informuam nga Premier League se kemi pasur një test pozitiv me Covid-19 gjatë testeve të fundit të kryera në qendrën tonë stërvitore. Për të respektuar konfidencialitetin mjekësor, emri i personit në fjalë nuk do të zbulohet. Është asimptomatik dhe do të izolohet për shtatë ditë siç kërkohet nga protokolli i Premier League ”, sqaron në veçanti Tottenham në faqen zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco