Kategoria Superiore - Ja protokolli sigurisë për zhvillimin e ndeshjeve

Kategoria Superiore - Ja protokolli sigurisë për zhvillimin e ndeshjeve

16:40, 03/06/2020

Kategoria Superiore rinis ditën e sotme në orën 17:00, pas pezullimit në muajn mars, për shkak të pandemisë së Covid-19. Sipas protokollit për zhvillimin e ndeshjes do të ketë një planimetri të ndarë me tri zona, ku specifikisht saktësohet cilët punonjës qëndrojnë, sasia e tyre dhe sigurisht duke respektuar masat sanitare personale, qoftë për dezinfektimin, apo edhe vendosjen e dorezave dhe maskave, me përjashtim të lojtarëve dhe arbitrave në fushë.

 

Kategoria Superiore

Predispozitat për klubet Lidhur me pjesën e grumbullimeve stërvitore, ndeshjeve futbollistike etj., sipas protokollit të OBSH-së dhe rekomandimit të mjekëve, duhen ndjekur dhe zbatuar udhëzimet e mëposhtme në mënyrë rigoroze:

 

– Së pari, të gjitha ndeshjet do vijojnë me dyer të mbyllura.

 

– Së dyti, të ketë shërbim mjekësor sanitar, të pajisur me skaner për matjen e temperaturës në hyrjen e stadiumit, për të gjithë.

 

– Së treti, një dokument me të gjitha normat higjieno-sanitare të adoptuara në secilin impiant sportiv, përpara zhvillimit të çdo eventi.

 

– Së katërti, një modul elektronik për të certifikuar subjektet që do të hyjnë në impiant.

 

– Së pesti, të vendosen dezinfektues duarsh në të gjitha mjediset;

 

– Së gjashti, të gjitha stafet të qëndrojnë me maska dhe doreza gjatë punës: Përdorimi i maskave dhe dorezave është i detyrueshëm sidomos gjatë udhëtimeve të ekipeve, pra në autobusë, në furgonë dhe çdo grumbullim tjetër të detyrueshëm në vende të mbyllura;

 

– Së shtati, hotel ekskluziv për ekipin ose katin / zonat ekskluzive për të shmangur kontaktin me vizitorët e tjerë të hotelit. – Së teti, minimizoni kohëzgjatjen e qëndrimit në dhomat e zhveshjes.

 

– Së nënti, stafet mjekësore të klubeve dhe akademive të jenë në kontakt të pandërprerë me autoritetet mjekësore të zonave përkatëse lidhur me raste të mundshme apo të dyshuara.

 

Çdo rast, qoftë edhe i një simptome gripi të lehtë duhet raportuar dhe ndjekur me kujdes”, janë ndër të tjera pikat që duhet të zbatojë çdo ekip në Shqipëri. Organizimi i ndeshjes Do të ketë një protokoll specifik për mediat, kufizimin e intervistave, si dhe për futjen apo daljen e ekipeve nga dhomat e zhveshjes.

 

– Nuk duhet të dalin/futen në të njëjtën kohë.

 

– Nuk duhet të ketë rreshtim dhe takim duarsh para ndeshjes, apo fotografim të ekipeve.

 

– Çdo person i autorizuar të vendoset me hapësirë 2-3 ndenjëse nga një tjetër. Skuadrat do të kenë delegacione të pranishme në tribunë deri në dhjetë persona me distancë disa metra nga njëri-tjetri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco