Bylis-Tirana në rrezik, presidenti i Bylisit: Nuk e kuptoj çfarë po ndodh

Bylis-Tirana në rrezik, presidenti i Bylisit: Nuk e kuptoj çfarë po ndodh

16:35, 03/06/2020

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, foli në një prononcim para ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, në lidhje me situatën kaotike të krijuar, duke u shprehur:

“Të jem i sinqertë nuk e kuptoj çfarë po ndodh. Qardaku ka rezultuar pozitiv. Klubi është treguar gatishmëri, menjëherë sa kemi parë që ka pasur temperaturë. Kemi bërë kontrolle. Na njoftuan se ishte pozitiv, 2 lojtarët e tjerë që kishin udhëtuar me të ishin negativ. Menjëherë kemi lajmëruar dhe është futur në karantinë. Po atë natë kam marrë në telefonatë Shulkun, edhe pse ka qenë mesnatë.

Kemi marrë vendim që të nesërme ti bëjmë të gjithë testeve. Mbrëmë në darkë na morën mjekët në telefon dhe na thanë suksese, jemi të painfektuar. Sot në mëngjes kërkuam të që të marrim informacionin me shkrim dhe me vulë. I kam thënë nuk dal nga kjo zyrë pa marrë përgjigjet me shkrim. Ekipi po kalonte një tension të paparë. Kur i mora unë përgjigjet me shkrim, personin e kërcënuan. Është zhbllokuar i gjithë hoteli për 5 orë, ku ekipi ka dalë jashtë. Janë bërë të gjitha spërkatjet e ambienteve. Sot gjithë këto probleme. Është situatë tepër komike. Nuk e di.

Për deri sa stërvitja ka nisur zyrtarisht në grup, lojtarëve iu janë vënë kritere. Nuk mund të ndalojmë lojtarët. Ai do të rrijë atje ku ndihet më mirë. Nuk mund ta ndalojmë. Kush do mund të ikë në shtëpi, kushdo mund të rrijë në hotel.

Kemi marrë njoftim me delegatin që skuadra duhet të dalin në fushë. Jemi brenda të gjitha rregullave. Kemi përgjigjet e testeve me shkrim dhe vulë. Po respektojmë protokollin. Kemi lexuar që izolohet vetëm personi që del pozitiv.

Shtyrjen e ndeshjes nuk e vendos unë. Nuk na është komunikuar shtyrja e ndeshjes. Kur dy ekipet bëhen gati për t’u futur në fushë, vjen një person, që nuk e njoh fare dhe thotë nuk do zhvillohet ndeshja”, u shpreh Kapllanaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco