Situatë kaotike, çfarë po ndodh në prag të Bylis-Tirana?

Situatë kaotike, çfarë po ndodh në prag të Bylis-Tirana?

16:16, 03/06/2020

Situatë kaotike.

Titullari i shëndetit publik ka mbërritur disa minuta më përpara në stadium 'Adush Muça' në Ballsh dhe pretendon se ka një shkelje protokolli dhe  se ndeshje nuk duhet të zhvillohet.

Ndërsa sipas 'Panorama Sport', delegati Besnik Çela dhe drejtuesit e Bylisit kërkojnë që takimi të zhvillohet.

Ndërkohë që kërkohet që të zbatohet rregulli që në rast se një lojtar të rezultojë pozitiv, duhet të karantinohet vetëm ai.

Drejtori i Shëndetit Publik pretendon se duhet të pritet 14 ditë.

Palët janë në negociata e sipër, teksa ende nuk është vendosur për fatet e ndeshjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco