Partizani - Skënderbeu, FSHF-ja cakton gjyqtarët e super ndeshjes

Partizani - Skënderbeu, FSHF-ja cakton gjyqtarët e super ndeshjes

15:12, 03/06/2020

Sot në orë 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet super dueli mes Partizanit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 28 në kategorinë Superiore.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga arbitri me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Dorjado Myftaraj dhe Astrit Mahmuti.

Në të shkuarën Partizani ka pasur polemika me gjyqtarin Jorgji, siç ka qenë rasti i derbit të fazës së dytë, ku drejtori Rama e thirri për t’i sqaruar për rastet e kontestuara nga “demat”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco