Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Duka: Rifillim i vështirë, shpresojmë të kthehen tifozët në stadium

Duka: Rifillim i vështirë, shpresojmë të kthehen tifozët në stadium

14:44, 03/06/2020

Armand Duka ka uruar klubet shqiptare për këtë rifillim e futbollit në vend.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, i kujtoi edhe një herë të gjithëve që të respektohen në maksimum rregullat e distancimit social dhe protokollet shëndetësore.

Gjithashtu Duka shprehur edhe një herë keqardhjen për mungesën e tifozëve në stadium por shpreson që masat të lehtësohen dhe sportdashësit të rikthehen në shkallët e stadiumit.

Reagimi i plotë i Armand Dukës:

Të dashur futbollistë, tifozë dhe miq të futbollit!

Pas një periudhe të vështirë për të gjithë vendin, por edhe gjithë botën, për shkak të pandemisë Covid-19 më në fund futbolli rikthehet sot me rifillimin e kampionatit.

Kjo ndërprerje e menjëhershme e jetës sportive na ka dëmtuar, edhe ekonomikisht, por sigurisht dëmi më i madh ka qenë ai sportiv. Futbollistët e të gjitha niveleve, profesionistë, amatorë, fëmijët, nuk e kanë shumë të lehtë që të kapin të njëjtën formë sportive. Ndërprerja patjetër që ka lënë shenjën e saj dhe unë uroj ta kalojmë sa më parë, edhe pse jam i ndërgjegjshëm se nuk do të jetë e lehtë.

Edhe një herë përfitoj nga rasti t’u kujtoj të gjithë futbollistëve, zyrtarëve të klubeve dhe stafeve organizative që të jenë sa më të kujdesshëm e të zbatojnë rregullat e distancimit social dhe protokollet shëndetësore në lidhje me zhvillimin e ndeshjeve në këto kushte. Protokolle me të cilat të gjithë aktorët dhe faktorët janë njohur tashmë.
Unë jam i bindur, që ju dhe stafet tuaja, do të tregoheni të kujdesshëm në këtë drejtim, në mënyrë që gjithçka të shkojë sa më mirë.

Ndihem i keqardhur që ne nuk do të kemi mbështetjen e spektatorëve nëpër stadiume. Uroj që shumë shpejt masat kufizuese të lehtësohen dhe tifozët të kthehen në stadiume për të mbështetur skuadrat e tyre të zemrës.
Uroj nga zemra që kampionati të vazhdojë të na dhurojë sërish emocione, lojë të bukur dhe Fair-play.
Edhe një herë, urimet e mia më të mira për rifillimin e kampionatit!
Suksese të gjithëve!
Armand Duka
President
Federata Shqiptare e Futbollit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco