E pabesueshme: Interi mendon të luajë ndaj Napolit me ekipin e të rinjve! 59 vite më parë…

E pabesueshme: Interi mendon të luajë ndaj Napolit me ekipin e të rinjve! 59 vite më parë…

13:34, 03/06/2020

Zemërimi i Interit, motivuar nga një kalendar menjëherë i ngjeshur dhe “në malore” mund të shtyjë bordin drejtues zikaltër që të bëjë një veprim i cili rrallë shihet në futboll…

Trajneri Conte, për sfidën ndaj Napolit në “San Paolo”, e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Italisë, mund të hedhë në fushë ekipin e të rinjve (Primavera Inter).

Disa ditë më parë dukej si provokim, por sipas “Corriere dello Sport” mund të jetë më shumë se një shaka dhe një ngacmim. Zikaltërit, që në datën 20 do të kenë ndeshjen për të rikuperuar ndaj Sampdorias, kanë kërkuar të paktën të zbresin në fushë të parët në Kupën e Italisë, duke zhvendosur datën e Juventus-Milan.

Por, bardhezinjtë dhe kuqezinjtë nuk kanë pranuar. Për të përcaktuar urdhërin do të aplikohet rregullorja. Asnjë dritë jeshile për të invertuar gjysmëfinalëet dhe për të shtyrë finalen në datën 2 gusht. Një mur i ngritur nga kundërshtarët, që po shtyn Marotta & Co të bëjnë veprimin e pabesueshëm: në fushë me ekipin Inter Primavera të drejtuar nga tekniku Madonna.

Nuk do të ishte hera e parë, pasi në sezonin 1960-61 për të protestuar ndaj vendimit të Federatës që në vend që të jepte fitoren 2-0 në tavolinë për zikaltërit, përsëriti ndeshjen Juventus-Inter.

Angelo Moratti dhe trajneri Helenio Herrera vendosën të hidhnin në fushë ekipin Primavera, pra të rinjtë, duke pësuar humbje 9-1. Golin e vetëm e shënoi debutuesi Sandro Mazzola, që do të shkruante më pas historinë zikaltër./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco