Ardian Cuculi do ta vazhdojë karrierën futbollistike te skuadra e Dritës. Ish-mbrojtësi i Partizanit dhe Kukësit në Kategorinë Superiore ka arritur të bindë drejtuesit e klubit kosovarë, të cilët i kanë kërkuar të vijojnë bashkëpunimin.
Qendërmbrojtësi ka firmosur deri në vitin 2022 me Dritën. Lajmi është konfirmuar nga klubi kosovarë në faqen zyrtare teksa e konsideron Cuculin si një pikë kyçe të skuadrës.
Njoftimin e plotë mund ta lexoni në pjesën e mëposhtme:
Eshte arritur marreveshja per vazhdimin e bashkepunimit me qendermbrojtesin tone Ardian Cuculi edhe per dy vitet e ardhshme.
Cuculi eshte nje prej lojtarëve kyq te skuadres andaj drejtuesit e klubit i kane besuar qe te jete me ne deri ne vitin 2022.
Drejtori sportiv Valon Zymberi eshte shprehur tejet i kenaqur me arritjen e marreveshjes me Cuculin, te cilin e konsideron tejët te rendesishem ne projektin e madhë qe ka klubi.
Vazhdojme te punojmë pa nderprerë drejt synimeve tona.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: