Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

‘Marash Kumbulla ishte profesionist që kur luante me të rinjtë’

‘Marash Kumbulla ishte profesionist që kur luante me të rinjtë’

22:33, 02/06/2020

Drejtori i sektorit të të rinjve të Veronës, Masimo Margiota, vlerësoi maksimalisht futbollistin verdheblu dhe të Shqipërisë, Marash Kumbullën.

Në “Instagram” ai shton se 20-vjeçari ishte një profesionist përpara 3 vitesh, por kondicioni fizik nuk e lejoi të debutonte në Serinë A.

Për mua është konfirmim  në krahasim me atë se çfarë duhet të jetë sektori i të rinjve. Nuk jam këtu të flas për aftësitë e tij teknike, por në aspektin psikologjik është një djalë i jashtëzakonshëm. Ai ishte një profesionist i vërtetë 3 vite më parë, dallohej në çdo aspekt, edhe pse kishte disa problem fizike. Është një shembull për mua, një shembull që do ta kujtoj gjithmonë me vete. Së bashku me Danzin kanë shkëlqyer në çdo aspekt”, u shpreh Margiota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco