Ish-arbitri spanjoll: Ju tregoi marrëdhëniet e mia me Mourinhon dhe Guardiolan

Ish-arbitri spanjoll: Ju tregoi marrëdhëniet e mia me Mourinhon dhe Guardiolan

22:18, 02/06/2020

Në shtatëmbëdhjetë vjet karrierë, Eduardo Iturralde Gonzalez ka gjykuar qindra ndeshje dhe i është dashur të përballet me dhjetëra trajnerë. Dy, në veçanti, kanë lënë gjurmë, jo vetëm në La Liga, vitet e fundit: Jose Mourinho dhe Pep Guardiola. Ish gjyqtari foli për marrëdhëniet me ish-teknikun e Real Madrid (Mourinho) dhe Barcelonës (Guardiola) në “Carrousel Deportivo”: "Kur Real humbi 5-0 në Barcelona, ??në nëntor 2010, Mourinho erdhi të më urojë. Ai kishte provuar të kushtëzonte ndeshjen, ishte në faqet e para të të gjitha gazetave. Mirëpo në fund të ndeshjes unë i thashë: “ këtu ka vetëm një gjel dhe ai nuk je ti, por unë".  

Megjithatë, arbitri i njohur u shpreh se me Mourinhon kishte një marrëdhënie të mirë, ndërsa për sa i përket ish-trajnerit të Barcelonës, Gonzalez tha se ishte shumë e vështirë për ta menaxhuar.

Image

“Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Mourinho. Nga ana tjetër, Guardiola ishte shumë më I vështirë për tu menaxhuar, ishte shumë më delikat për gjyqtarët. Kur protestonin te asistentët, ishte shumë më e lehtë të kontrolloje Mourinho sesa Guardiolan. Ishte epoka më e ndërlikuar përsa i përket tensioneve.  Në të shumtën e rasteve lojtarët përpara ndeshjeve takohen dhe përshëndeten me njëri –tjetrin, mirëpo në periudhën e  Mourinhos dhe Guardiolas, ata as nuk shikoheshin në sy.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco