UEFA me ide të re për Ligën e Kampioneve, finalja zhvendoset nga Stambolli në Lisbonë

UEFA me ide të re për Ligën e Kampioneve, finalja zhvendoset nga Stambolli në Lisbonë

21:50, 02/06/2020

Pas kalendarit të Serisë A, tani po pritet me interes edhe ai i Kupave të Europës, i cili do të përcaktohet në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, më 17 qershor. 

Për Romën dhe Interin, kundër Sevijes dhe Getafes parashikohet një ndeshje e vetme në një fushë neutrale për të përcaktuar çerekfinalistet e Ligës së Europës.

Pastaj “Final Four” në të njëjtin stadium si për Ligën e Kampioneve ashtu edhe për Ligën e Europës. Sipas “Mundo Deportivo”-s, finalja është parashikuar të afrohet në datën 22 gusht dhe jo më 29, në mënyrë për të fituar një javë kohë dhe përshpejtuar me 7 ditë rinisjen e kampionateve.

Media spanjolle raporton se plani i ri i ndërkombëtarëve ka filluar të ndryshojë që kur Stambolli bëri të qartë se e kishte të vështirë që të priste finalen e aq më pak dhe gjysmëfinalet, pasi koronavirusi ka krijuar probleme të mëdha në Turqi.

Kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, është përmendur si një vend i mundshëm për të luajtur ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e këtij sezoni të Ligës së Kampioneve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco