E duan në Angli, por Kolulibaly preferon Francën

E duan në Angli, por Kolulibaly preferon Francën

21:41, 02/06/2020

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, mesa duket preferon më shumë të transferohet te PSG-ja sesa në Premier League, ku e kërkojnë me ngulm Manchester United, Tottehnam dhe Liverpool.

Senegalezi është lindur dhe rritur në Francë ku zotëron edhe shumë prona në Paris, dhe kjo mund të bëjë që ai të transferohet te PSG-ja.

Koulibaly u transferua nga Genk te Napoli në verën e viti 2014 për vlerën e 7.75 milionë eurove dhe tani Napoli kërkon të paktën 100 milionë euro për ta lënë të lirë.

Kontrata e senegalezit me Napolin përfundon në vitin 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco