Benzema: Jemi gati të zbresim në fushë, sfida ndaj Eibar është mjaft e rëndësishme

Benzema: Jemi gati të zbresim në fushë, sfida ndaj Eibar është mjaft e rëndësishme

21:24, 02/06/2020

La Liga rifillon më 11 qershor me derbin e Sevillias. Gjatë kësaj jave të 28-të, Real Madrid do të pres Eibar, në përpjekje për të kaluar Barcelonën, të cilët ndodhen në vendin e parë të renditjes me dy pikë më shumë se madrilenët.

Mirëpo, djemtë e Zinedine Zidane janë të vendosur për të mos lejuar, rivalët e Barçës të shkëputen në renditje.

Në një video të publikuar në faqen zyrtare, sulmuesi i Realit, Karim Benzema është shprehur se skuadra është e gatshme të kthehet në fushë, pas një ndërprerje për afro 3 mujore.

"Ne mezi po presim të kthehemi në kampionat dhe të fitojmë, të fitojmë ndeshje. Sfida e parë është kundër Eibar është mjaft e rëndësishme, ne do të japim gjithçka deri në fund. Dy muaj pa prekur topin, ishte pak e vështirë. Tani ndihemi mirë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku.  Sot (e martë), ne patëm një ndeshje stërvitore, dhe të gjithë u ndjemë shumë mirë,” tha futbollisti 32 vjeçar, golashënuesi më i mirë i klubit madrilene në këtë sezon (19 gola në 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet).

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco