Giroud tregon arsyen pse zgjati kontratën me Chelsean

Giroud tregon arsyen pse zgjati kontratën me Chelsean

20:51, 02/06/2020

Ishte përfolur që Oliver Giroud do të largohej nga Chelsea në merkaton e janarit.

Mirëpo në fund, sulmuesi francez qëndroi në Londër, pasi skuadra e angleze nuk arriti të gjente zëvendësues.

Madje, kampioni i botës me Francën në vitin 2018 , tashmë ka zgjatur edhe për një vit kontratën (qershor2021), e cila i skadonte në fund të këtij sezoni.

Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit të Chelseat, ish-sulmuesi i Arsenalit dha disa detaje me shumë, në lidhje me zgjatjen e kontratës.

"Më duhej të largohesha në janar pasi nuk po gjeja hapësira për të luajtur dhe më duheshin më shumë minuta në këmbë për të qenë pjesë e skuadrës franceze në Euro 2020. Mirëpo, në momentin që sëmundja e koronavirus filloi të përhapej, mendova se ideja më e mirë ishte të mos lëvizja jashtë vendit dhe të qëndroja pranë familjes. Cilësia e jetës këtu është mjaft e mirë, kështu më e mira ishte të mos lëviz. Në këto momente mendoj më shumë për familjen se sa për karrierën time,” tha Oliver Giroud i cili tashmë ka fituar besimin e trajnerit Frank Lampard.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco