Malaga në krizë, vihet në dyshim e ardhmja e Armando Sadikut

Malaga në krizë, vihet në dyshim e ardhmja e Armando Sadikut

20:32, 02/06/2020

Armando Sadiku është një ndër titullarët e skuadrës së Malagas, por pavarësisht kësaj klubi spanjoll nuk do e blejë përfundimisht.

Elbasanasi do të kthehet sërish te skuadra e Levantes, pasi Malaga është në krizë dhe nuk do ta blejë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare duhet të mbetet me valixhe në duar, pasi skuadra e La Ligas nuk e llogarit.

Sadiku duhet të mendojë për destinacionin e radhës, pasi duhet të gjejë një tjetër ekip.

Futbollisti shqiptar me shumë mundësi mund të mbetet në ligën e dytë spanjolle, pasi janë disa ekipe që e duan.

Levante do ta shesë për një çmim të reduktuar, teksa e sigurt është që vera do ta gjejë sulmuesin kuqezi me ekip të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco