Klopp: Na ka munguar shumë futbolli, mezi po presim të luajmë

Klopp: Na ka munguar shumë futbolli, mezi po presim të luajmë

19:21, 02/06/2020

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se është shumë i lumtur që futbolli është rikthyer dhe se ai do të jetë në gjendje ta shikojë përsëri ekipin e vet, i cili është duke bërë përgatitjet për rikthimin e Premierligës më 17 qershor.

Skuadra e Kloppit është në krye të renditjes në Premierligë me 25 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.

Sezoni në Premierligë u pezullua më 13 mars për shkak të pandemisë Koronavirus.

“Është e pabesueshme sa shumë më ka munguar. E di që nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë, por është pasioni im. Shpresoj se edhe njerëzit mezi presin, sepse ne mezi po presim”, tha Klopp për “BBC”.

Liverpooli mund ta fitojë titullin nëse fiton ndeshjen e parë pas rikthimit dhe Manchester City humb ndaj Arsenalit më 17 qershor, por Klopp thotë se skuadra e tij ende ka shumë punë për të bërë.

“Është mirë të mendosh për këtë, por ne ende nuk jemi kampionë dhe jemi të vetëdijshëm për këtë. Duhet t’i zhvillojmë ndeshjet dhe t’i fitojmë ato”, shtoi tekniku gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco