Etrit Berisha, kandidat për portën e skuadrës së Serie A

Etrit Berisha, kandidat për portën e skuadrës së Serie A

18:32, 02/06/2020

Etrit Berisha shihet si njëri prej kandidatëve për të qenë portier i Genoas.

“Calciomercato” shkruan se gardiani i Atalantës, i cili luan këtë sezon si i huazuar te SPAL-i, është përzgjedhur si njëri prej emrave të mundshëm që mund të zëvendësojnë portierin Matia Perin, i cili mund të kthehet te Juventusi pas përfundimit të këtij sezoni.

Portieri i dytë i Atalantës, Françesko Marruko, portieri Romës Robin Olsen, etj., po studiohen nga drejtuesit e Genoas si pretendentë për të zënë vendin e Perinit.

E ardhmja e Berishës është e paqartë, pasi trajneri i Atalantës Gasperini nuk e llogarit si titullar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco