Rifillimi i La Ligas: Pique, Carvajal, Koke dhe Illarramendi takojnë Ministrin e Shëndetësisë

Rifillimi i La Ligas: Pique, Carvajal, Koke dhe Illarramendi takojnë Ministrin e Shëndetësisë

17:46, 02/06/2020

Në pritje të rifillimit të La Ligas, Ministri i Shëndetësisë në Spanjë ka kërkuar një takim më disa prej lojtarë të kampionatit spanjoll.

Qëllimi i kësaj mbledhje nga ministri ka qenë për të kuptuar nëse të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të rifilluar kampionatin.

Në takim kanë qenë të pranishëm  Dani Carvajal (Real Madrid), Gerard Pique ( Barcelona), Koke (Atletico Madrid) dhe Asier Illarramendi (Real Sociedad). 

Sipas asaj që raporton “AS”, Carvajal është shprehur se skuadra e Realit respekton dhe beson në vendimet e ministrit.

Nga ana e tjetër Pique, i cili zëvendësoi Lionel Messin, ka thënë se të gjithë futbollistët e ekipit katalanas do të donin pak më tepër kohë përpara se të zbrisnin në fushë.

Kujtojmë që në mediat spanjolle ditën e sotme ka qarkulluar lajmi se 5 futbollistë të ekipit të Barcelonës janë të infektuar me koronavirus. Dhe besohet që kjo kërkesë e Piques për të shtyrë kampionatin, ka të bëjë pikërisht me këtë lajm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco