'Luftoni për ngjyrat, luftoni për kryeqytetin', tifozët e Tiranës surprizojnë lojtarët

'Luftoni për ngjyrat, luftoni për kryeqytetin', tifozët e Tiranës surprizojnë lojtarët

17:19, 02/06/2020

Ashtu si ekipet e tjera të Superligës edhe Tirana po kryen përgatitjet e fundit për rifillimin e kampionatit, i cili rinis nesër më 3 qershor.

Bardheblutë kryen sot seancën e radhës stërvitore përpara sfidës ndaj Bylisit. Mirëpo, gjatë stërvitjes, kryeqytetasit janë surprizuar nga grupi i tifozerisë “Tirona Fanatics”, të cilët kanë shpalosur një banderolë në qendrën stërvitore.

“Luftoni për ngjyrat, luftoni për kryeqytetin. Luani me kokën lartë, bashkë për të 28-tin”, shkruhej në banerin e tyre, duke u përpjekur kështu të motivojnë lojtarët për rifillimin e sezonit. Tifozët nuk mund të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit deri në fund të sezonit, prandaj ashtu si edhe paralajmëruan para disa kohësh, “Tirona Fanatics” po gjen mënyra të ndryshme për të mos e lënë ekipin e zemrës vetëm dhe pa mbështetje.

Kujtojmë që Tirana është në krye të kampionatit me 9 pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë.

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco