Prekëse/ I ati i Dorian Tahirllarit: Asnjëherë nuk tha ‘o ba të lutem më shpëto’

Prekëse/ I ati i Dorian Tahirllarit: Asnjëherë nuk tha ‘o ba të lutem më shpëto’

16:54, 02/06/2020

Vdekja e ish-futbollistit të akademisë së Skënderbeut, Dorian Tahirllari pak ditë më parë shokoi të gjithë sportdashësit, por jo vetëm.

18 vjeçari ndërroi jetë rreth orës 22:00 të ditës së premte në spitalin e Korçës, pasi humbi betejën 2-vjeçare me sëmundjen e rëndë të tumorit malinj, pas plot 5 operacioneve.

Babi i Dorianit

Në lidhje me këtë ngjarje të dhimbshme, ka folur edhe babai i Dorianit, Florenti, i cili në një lidhje me emisionin “Shqipëria Live”, ka deklaruar se i biri asnjëherë nuk ka folur për vdekjen dhe nuk kishte frikë nga ajo.

“Doriani ishte një djalë i fortë. Asnjëherë nuk tha, ‘o ba të lutem më shpëto’, jo. Nuk tha kam frikë nga vdekja. I kam bërë një vizitë në Turqi. As mamasë nuk është se i ka lënë ndonjë shenjë. Kërkoi kur ishte në spital, ishte lufta e fundit, ishin minutat e fundit. Ai e kishte kuptuar shumë mirë. Më lutej që ta sillja në shtëpi. Më tha më ka marrë malli për gjyshen, gjyshin, për shokët. Ende nuk e besoj që ai ka vdekur”, u shpreh Florent Tahirllai, babi i ish-futbollistit 18-vjeçar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

PD Elbasan02/06/2020 19:48

PARAJSA qetesofte SHPIRTIN E TJ!

Shto koment

Denonco