Kukësi – Luftëtari/ Orges Shehi flet për rikthimin e ndeshjeve: I frikësohem dëmtimeve

Kukësi – Luftëtari/ Orges Shehi flet për rikthimin e ndeshjeve: I frikësohem dëmtimeve

13:07, 02/06/2020

Kukësi është gati për të rifilluar sezonin aty ku u ndërpre për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjatë një deklaratë për mediat para ndeshjes me Luftëtarin në “Elbasan Arena”, trajneri i verilindorëve, u shpreh i lumtur për rikthimin në fushën e blertë.

Orges Shehi i frikësohet dëmtimeve ndërsa deri në momentin që e lejon matematika ai shpreson ende tek titulli kampion.

“Pas një periudhe shumë të gjatë për shkak të asaj që ndodhi, ne jemi shumë të kënaqur që rikthehemi në fushë. Jemi përgatitur me aq mundësi sa kemi pasur, në mënyrë që të jemi gati për kampionatin. Për shkak të periudhës së gjatë të pezullimit, më shumë i frikësohem dëmtimeve dhe shpresoj që të mos kemi probleme në këtë drejtim”, tha fillimisht Shehi.

Ndeshja me Luftëtarin? Në pozicionin ku jemi, çdo ekip ka rëndësinë e vetë, 3 pikët janë njësoj si me Partizanin dhe Luftëtarin dhe do të luajmë për fitore”.

“U grumbulluam në Elbasan duke ditur për kushtet e mira që janë këtu dhe rëndësinë që i dhamë kësaj faze, në mënyrë që skuadra të qëndrojë bashkë dhe për tu përgatitur sa më mirë për kampionatin, na ka shërbyer shumë. Jam i kënaqur për mënyrën se si janë stërvitur çunat me një seriozitet maksimal. Me ne është bashkuar edhe Limaj, i cili nuk mund të jetë 100%, por grupi është i plotë”, përfundoi Shehi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco