Lojtari i Bylisit me Covid, flet trajneri Veljko Dovedan: Përballja me Tiranën e vështirë

Lojtari i Bylisit me Covid, flet trajneri Veljko Dovedan: Përballja me Tiranën e vështirë

12:03, 02/06/2020

Pavarësisht lajmit se Qardaku ka rezultuar me Koronavirus, ekipi i Bylisit ka vijuar me përkushtim përgatitjet për rikthimin në fushë.

Ballshiotët presin Tiranën, kryesuesen e kampionatit, me dëshirën për ta rinisur mbarë e për të harruar ecurinë jo të mirë të rezultateve. Në një prononcim për Supersport trajneri, Velkjo Dovedan e ka të vështirë të thotë se si është gjendja e skuadrës pas pauzës, pasi kjo do të kuptohet pas disa ndeshjesh.

"Ne jemi stërvitur normalisht gjatë këtyre ditëve. Nuk kemi bërë asnjë ndeshje miqësore. Kemi punuar, por është e vështirë të përcaktosh gjendjen e tyre, sepse nevojiten dy ose tri ndeshje për të krijuar një ide më të qartë", u shpreh Dovedan .

66-vjeçari beson se faktori fushë, edhe pse do të luhet pa tifozë, do të jetë në favor të ekipit të tij.

"Tirana është një skuadër e mirë, por ne do të përpiqemi të fitojmë. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, por fakti që luajmë në fushën tonë më bën të besoj në një rezultat pozitiv"

Ndoshta ndalesa për shkak të pandemisë mund të ketë ardhur në momentin e duhur për Bylisin, por edhe në këtë rast, sipas Dovedanit, përgjigjen më të mirë do ta japë fusha.

"Këtë gjë nuk di ta them. Çdo gjë do të kuptohet vetëm në fushën e blertë. Mendoj se duhet të kthehemi te skuadra që kemi qenë në dhjetor", përfundoi Dovedan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco