Larg Bayernit e Barçës, agjenti zbulon destinacionin e ardhshëm të Coutinhos

Larg Bayernit e Barçës, agjenti zbulon destinacionin e ardhshëm të Coutinhos

08:40, 02/06/2020

Philippe Coutinho synon të rikthehet në Premier League.

Lajmin e ka zbuluar agjenti i futbollistit brazilian, Kia Joorabchian i cili theksoi se Anglia pritet të bëhet destinacioni i ardhshëm i Coutinhos.

“Coutinho ka dëshirë të kthehet në Premier League”, tha Joorabchian për Sky Sports.

“Mund të mos ndodhë këtë vit, mund të ndodhë vitin tjetër ne nuk e dimë. Ne me të vërtetë nuk kemi diskutuar asgjë tani për tani”, përfundoi ai duke dhënë sinjale të qarta për të ardhmen e klientit të tij.

Kujtojmë që Coutinho shkëlqeu te Liverpool, megjithatë nuk arriti të lë gjurmë në Barcelonë pas lëvizjes së tij në janar 2018.

Braziliani u bashkua më pas me Bayern Munich në huazim në gusht 2019 dhe ka shënuar tetë gola në 22 paraqitje në Bundesligë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco