Mesfushori tërhiqet nga futbolli prej frikës nga Koronavirusi

Mesfushori tërhiqet nga futbolli prej frikës nga Koronavirusi

20:28, 01/06/2020

Edgar Bareto ka deklaruar se është tërhequr përkohësisht nga futbolli në moshën 35-vjeçare.

Paraguaianit i skadoi kontrata dhe siç thotë edhe vetë ai, nuk ka dashur të rrezikojë asgjë.

“Të premten shkova dhe i paraqita tërheqjen time drejtuesve. Ishte si një ditë normale”, tha ai.  

Bareto u shpreh se nuk dëshironte të rrezikonte jetën e familjarëve të tij dhe prandaj edhe u tërhoq.

“Me virusin vërdallë ishte shumë e rrezikshme të vazhdoja më tej. Por kjo nuk është tërheqje nga futbolli, por thjesht tërheqje e përkohshme. Nuk largohem. Po bëj kursin për trajner, por nëse më jepet mundësia dua të luaj akoma e të marr kënaqësi nga fusha. Nëse dikush mendon se zgjidha kontratën se nuk jam mirë fizikisht, gabohet. Isha me rrufë disa ditë, lodhje te sytë, pastaj ndalesa. Frika ime e madhe ishte mos ta transmetoja te familja. Edhe tani nuk dua të rrezikoj”, u shpreh mesfushori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco