Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së merr vendime të rëndësishme

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së merr vendime të rëndësishme

19:15, 01/06/2020

Sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv.

Në drejtimin e presidentit Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv ka diskutuar dhe miratuar të gjithë materialet e propozuara nga departamentet e ndryshme në FSHF.

Më pas janë diskutuar dhe debatuar shumë pika të rendit të ditës, si edhe janë miratuar ristrukturimet në organigramën e FSHF-së dhe strategjia e futbollit të femrave e përgatitur nga sektori përkatës pas konsultimeve me UEFA-n.

Pikë tjetër diskutimi ishte dhe projekti më i ri i FSHF-së, Futbolli 5×5, për të cilin Federata do të nxisë krijimin e një kampionati kombëtar dhe ka krijuar një strukturë në Federatë për të ndjekur këtë synim ambicioz.

Në mbledhjen e sotme u vendos për fillimin nga sezoni 2020-2021 i kampionateve kombëtare U-13 dhe U-21 si dhe u miratua strategjia 2020-2025 e FSHF-së. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco