Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Presidenti i klubit spanjoll: Jemi në zonë të sigurt, do t’i luajmë ndeshjet me tifozë

Presidenti i klubit spanjoll: Jemi në zonë të sigurt, do t’i luajmë ndeshjet me tifozë

18:02, 01/06/2020

Spanja është një nga vendet më të prekura nga Koronavirusi, ku janë regjistruar raste të shumta të infektuarish dhe viktimash.

Në këtë situatë, qeveria spanjolle ka dhënë dritën jeshilë për rifillimin e kampionatit, por me kushtin që ndeshjet të zhvillohen pa praninë e tifozëve, për të mos rrezikuar infektimin me këtë virus.

Të gjithë kanë rënë dakord me këtë, duke parë edhe rrezikshmërinë e madhe që paraqet prania e tifozëve në stadium.

Megjithatë presidenti i klubit të Las Palmas, skuadër e cila militon në La Liga 2, është shprehur se ai do i lejojë tifozët e tij të jenë të pranishëm në stadium për ndeshjet në shtëpi.

“Tifozët e Las Palmas kanë mundësinë të jenë në stadium, për ndeshjet që ne do të zhvillojmë në shtëpi, duke filluar që nga ajo kundër Gironës më 13 qershor. Zona jonë është një zonë e sigurt nga Koronavirusi dhe nuk ka rrezik për njerëzit. Ne mund të bëhemi i vetmi klub në shtetet e mëdha, që do i luajmë ndeshjet me tifozë”, u shpreh Angel Ramirez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco