Rezultojnë me Koronavirus, karantinohen 16 futbollistë të një klubi

Rezultojnë me Koronavirus, karantinohen 16 futbollistë të një klubi

17:27, 01/06/2020

Numrat e të infektuarve me Koronavirus që vijnë nga Brazili shqetësojnë gjithnjë e më tepër botën e futbollit, pikërisht në një moment kur shumë kampionate po bëhen gati të rifillojnë aty ku e kanë lënë sezonin 2019-2020.

Klubi i Vasco Da Gama ka njoftuar se nga 43 futbollistë të testuar, 16 prej tyre kanë rezultuar pozitivë ndaj Koronavirusit, ndërsa tre të tjerë e kanë kaluar më herët e tashmë janë të shëruar.

Ky lajm vjen në një moment kur klubet në Brazil po bëhen gati të rinisin stërvitjen, ndërsa drejtuesit e Vascos garantojnë se kanë vënë në karantinë futbollistët e infektuar dhe do t’i mbajnë në izolim deri në shërimin e plotë.

“Ky lajm nuk është tregues shqetësimi, por i punës mjaft të mirë që po bëjmë për të identifikuar rastet e futbollistëve të prekur dhe për të mos lejuar shpërndarjen më shumë të Koronavirusit”, thuhet më tej në deklaratën e klubit të Vascos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco