Liga Angleze e Futbollit cakton datën e rifillimit të Championship

Liga Angleze e Futbollit cakton datën e rifillimit të Championship

17:10, 01/06/2020

Pas Premier League, një tjetër kampionat në ishull do të rifillojë javën e tretë të qershorit.

Kampionati elitar në Angli do të rinisë këtë sezon më 17 qershor, ndërkohë Championship (Kategoria e Dytë) në Angli ka vendosur 20 qershorin si datën e rifillimit.

EFL (Liga e Futbolli Anglez që përfshin Championship, League One dhe League Two) komunikon se ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Gara për ngjitjen në Premier League është e fortë dhe rivaliteti nuk mungon.

Leeds kryeson me 71 pikë dhe ndiqet nga WBA me një pikë më pak.

Dy skuadrat e para ngjiten direkt në elitë, ndërsa ekipi i tretë përcaktohet nga ndeshjet play-off mes atyre që renditen nga vendi i tretë në të gjashtin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco