86-vjetori i lindjes, Presidenti Meta uron gazetarin e njohur të sportit, Ismet Bellovën

86-vjetori i lindjes, Presidenti Meta uron gazetarin e njohur të sportit, Ismet Bellovën

15:33, 01/06/2020

Gazetari veteran i sportit shqiptar dhe komentatori i dashur i futbollit Ismet Bellova feston sot 86-vjetorin e lindjes.

Pas urimeve dhe falënderimeve të shumta nga të gjithë miqtë, kolegët, së fundmi është Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i cili i shprehu mirënjohje Bellovës për kontributin e madh në gazetarinë sportive shqiptare.

“Edhe 100 pranvera të tjera, Mjeshtrit të radiokronikës dhe gazetarisë sportive, Profesor Ismet Bellova, komentatorit me zërin brilant që për gati gjashtë dekada përcolli në shtëpitë dhe hapësirat mbarëshqiptare emocionet e jashtëzakonshme të sportit e në veçanti futbollit.

Në trashëgiminë e fondit të artë të radios shqiptare, transmetimet e klasit të lartë të Profesor Bellovës, zënë një vend të merituar, aq të vlefshme për brezat e rinj të gazetarëve sportivë. Ashtu sikundër me të drejtë vlerësohet edhe kontributi i tij i spikatur në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe Klubin Sportiv “Partizani”, në edukimin dhe përgatitjen e shumë talenteve sportive.

Gëzuar 86-vjetorin e lindjes, jetë të gjatë dhe plot shëndet Profesor Ismet Bellova!”, shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco