Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Duel me kampionin e botës? Reagon boksieri: Është marrëzi, Tyson mund të vdesë në ring

Duel me kampionin e botës? Reagon boksieri: Është marrëzi, Tyson mund të vdesë në ring

14:50, 01/06/2020

Ish-kampioni i padiskutueshëm botëror i peshave të rënda, Mike Tyson kohët e fundit zbuloi dëshirën e tij për t'u rikthyer në ring në moshën 53 vjeç.

Pas kësaj ka reaguar presidenti i Këshillit Botëror të Boksit, Mauricio Sulaiman i cili kohët e fundit pranoi se Tyson mund të rivalizojë kampionin WBC në peshën e rëndë, Tyson Fury.

Por boksieri britanik Dillian Whyte gjatë një interviste për “talkSPORT” thekson që kjo nuk mund të lejohet pasi Mike Tyson mund të përfundojë i vdekur në ring.

"Është marrëzi. Po flasim për një ndeshje midis një boksieri kampion bote 31-vjeçar dhe një burri 53-vjeçar, është diçka që nuk ka kuptim dhe nuk duhet të inkurajohet.

Tashmë kemi hedhur shumë baltë mbi këtë sport, nuk kemi më nevojë për të, nëse vdes dikush në ring kush mban përgjegjësinë për këtë? Mike Tyson me moshën që ka është e pamundur që të luftojë 12 raunde. Në atë moshë nuk mund të të përgjigjet trupi me mendjen.

Tyson jeni një legjendë, një legjendë e gjallë. Qëndro kështu. Ndoshta ti dëshiron të testosh veten, por ka shumë mënyra të tjera më të lehta sesa të kthehet dhe të luftojë me të rinjtë e pamposhtur. Mund të dëmtohet seriozisht, ky është shqetësimi im më i madh", ka përfunduar Whyte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco