Vrasja barbare e Floyd, reagon Michael Jordan: Mjaft më! Jam i zemëruar keq...

Vrasja barbare e Floyd, reagon Michael Jordan: Mjaft më! Jam i zemëruar keq...

13:59, 01/06/2020

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan ka reaguar ashpër pas vrasjes skandaloze të George Floyd nga policia e Mineapolisit përpara disa ditësh.

Jordan theksoi se ngjarja e ka bërë tepër “të nervozuar dhe të dëshpëruar” dhe për më tepër ka ardhur t’i jepet fundit racizmit shtetëror amerikan.

“Jam thellësisht i pikëlluar, tepër i prekur dhe shumë i nervozuar. E shikoj dhe ndiej dhimbjen, zemërimin dhe acarimin e secilit. Jam në krah të atyre që duan ta çrrënjosin racizmin nga populli jonë. Kemi përjetuar boll.

Nuk kam përgjigje, por zërat tanë të bashkuar tregojnë fuqi dhe aftësi për të mos u ndarë. Duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin, të tregojmë dhembshuri dhe të mos i kthejmë kurrë shpinën brutalitetit të pakuptimtë. Duhet të vazhdojmë të demonstrojmë paqësisht kundër padrejtësisë dhe të kërkojmë llogaridhënie. Zëri ynë i bashkuar duhet të ushtrojnë presion ndaj liderëve tanë për të ndryshuar ligjet ose të shfrytëzojmë të drejtën e votës për të ndryshuar sistemin. Secili duhet të bëhet pjesë e zgjidhjes dhe duhet të punojmë bashkë për të vendosur drejtësinë.

Zemra ime është bashkë me familjen e George Floyd dhe me të gjithë ata që vuajnë prej akteve brutale dhe të pakuptimta”, shkruan ish-ylli i Cikago Bulls.

Kujtojmë që në ngjarjen e rëndë dhe çnjerëzore, George Floyd për më shumë se 9 minuta iu bllokua frymëmarrja dhe më pas vdiq nga asfiksimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco