Jadon Sancho ka shkëlqyer me tre gola në fitoren e thellë 6-1 të Dortmundit kundër Paderbornit.
Duke e festuar golin e parë në atë takim, 20-vjeçari e zhveshi fanellën për ta zbuluar shkrimin “drejtësi për George Floyd”, në kujtim të njeriut i cili vdiq në paraburgim në Amerikë të hënën e kaluar.
Sancho, i cili u ndëshkua me karton të verdhë për zhveshjen e fanellës së lojës, e zgjodhi Tëitterin për t’i shprehur emocionet pas ndeshjes.
“Het-triku i parë profesional. Sa i ëmbël aq i hidhur për mua, sepse gjëra shumë më të rëndësishme po ndodhin në botë sot, të cilat ne duhet t’i adresojmë dhe duhet të ndihmojmë për t’i ndryshuar”, shkroi ai.
“Duhet të bashkohemi si një dhe të luftojmë për drejtësi. Së bashku jemi më të fortë! #DrejtësiPërGeorgeFloyd.”
First professional hat trick ????????. A bittersweet moment personally as there are more important things going on in the world today that we must address and help make a change. We have to come together as one & fight for justice. We are stronger together! ?? #JusticeForGeorgeFloyd ???????? pic.twitter.com/ntOtwOySCO
— Jadon Sancho (@Sanchooo10) May 31, 2020
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: