FOTO/ Mungesa te Skënderbeu para ndeshjes me Partizanin, Daja krijon formacionin...

FOTO/ Mungesa te Skënderbeu para ndeshjes me Partizanin, Daja krijon formacionin...

10:50, 01/06/2020

Pas dy javësh për gatitje intensive, nga sot Skënderbeu do të mendojë për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit, takim ky që do të luhet më 3 qershor në kryeqytet.

Bardhekuqtë në këtë mënyrë kanë hequr dorë nga përgatitjet intensive për t’u përshtatur në kushte loje atje ku numri një i pankinës korçare është duke menduar edhe për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

Në këtë ndeshje rikthimi, trajneri Daja duket se është i vendosur për pjesën më të madhe të formacionit, gjë që e ka provuar dy herë në testet e zhvilluara këtë javë dhe natyrisht që sinjalet kanë qenë të qarta. Por, ajo çka e mban lidhur trajnerin e Skënderbeut është zëvendësimi i Meksit, i cili ka humbur ndeshjen me Partizanin pasi është i dënuar për shkak kartonësh. Pa Meksin trajneri i Skënderbeut do të duhet të mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes me zhvendosje lojtarësh, pasi as Vangjeli e as Nuriu nuk e bindin stafin teknik për një zëvendësim kokë më kokë.

JASHANICA NË KRAH
Ajo çka po “bluan” çdo ditë në vetvete edhe trajneri Ilir Daja është një spostim i Bajram Jashanicës në krahun e djathtë të mbrojtjes duke i lënë hapësirën në qendër dyshes PollozhaniPëllumbi, si dhe me Imamin në krahun e majtë. Kjo duket se është variant që i jep më shumë besim trajnerit të Skënderbeut, pasi fiton në cilësi dhe nuk është i detyruar të bëjë shumë zëvendësime në përbërjen e lojtarëve. Veç këtij opsioni, është edhe një variant tjetër i provuar në stërvitje me Imamin në krahun e djathtë dhe Pëllumbin në të majtë, por kjo ul ndjeshëm rendimentin e mbrojtësit kryeqytetas, i pamësuar që të luajë në krahun tjetër të mbrojtjes.

PLANI “B”- Pavarësisht se me shumë mundësi do të jetë Jashanica në të djathtë të mbrojtjes, trajneri i Skënderbeut është duke bërë gati edhe planin “B” për të pasur një alternativë edhe në rast të ndonjë problemi. Kthimi i njërit prej mesfushorëve në rolin e mbrojtësit të krahut është ajo çka trajneri i Skënderbeut po mendon. Daja po sheh një mundësi që të luajë me Jashanicën në qendër duke parë që lojtari jap garanci të plotë këtu dhe më pas të kthejë një mes Asion Dajës ose Bruno Ditës në rolin e mbrojtësit të krahut të djathtë. Më herët si Dita edhe Daja e kanë eksperimentuar këtë pozicion duke dhënë sinjale të mira. Por problemi qëndron te mesfusha. Në rast se largohet njëri prej tyre, në prapavijë as Ndeki, as Esien dhe as Taipi nuk janë në formën e tyre më të mirë për ta nisur si titullarë këtë takim. Kjo e kushtëzon Dajën që të bëjë zgjedhjen e parë./ panorama sport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco