Plani i çmendur i Serisë A, kërkon të rikthejë tifozët në stadium

Plani i çmendur i Serisë A, kërkon të rikthejë tifozët në stadium

08:45, 01/06/2020

Pavarësisht se Italia ishte vendi më i prekur në Europë prej koronavirusit, brenda pak kohësh autoritetet besojnë që futbolli mund të rikthehet në normalit.

Nuk është çmenduri, por ajo që po studiojnë klubet me në krye Juventusin dhe Andrea Agnellin, por edhe Liga Serie A dhe Federata.

Ashtu siç kanë bërë Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Polonia dhe Rusia, edhe Italia po mendon që të hapë dyert e stadiumeve me racionalitet dhe distancim social, duke i dhënë mundësi vetëm për shitjen e 25% të biletave.

Sigurisht, duhet projektuar plani dhe protokolli i duhur për t’u dërguar në Qeveri dhe të pritet miratimi vetëm pas gjysmës së dytë të korrikut apo në fillim të sezonit tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco