Tragjedi/ Rrëzohet aeroplani, vdesin 2 sportistë italianë

Tragjedi/ Rrëzohet aeroplani, vdesin 2 sportistë italianë

21:13, 31/05/2020

Ditë zie për sportit italian. Dy notarët e rinj italianë, Fabio Lombini dhe Giole Roseti, kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një defekti në aeroplanin e vogël me të cilin ishin duke fluturuar për qejfin e tyre, nga pista e një shkolle mësimore për pilotë në Netuno.

Mediat italiane raportojnë se 2 notarët profesionistë sapo kishin marrë edhe patentën e aeroplanit teksa ishin duke fluturuar me një aeroplan të markës P92S që ishte në pronësi të Rosetit.

Mësohet se pas defektit aeroplani ka rënë në tokë dhe ka shpërthyer duke i marrë jetë tragjikisht 2 sportistëve të rinj, 22 dhe 23 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco