Në Bundesligë shënohen 7 gola në pjesën e dytë, Dortmund shpartallon Paderbornin

Në Bundesligë shënohen 7 gola në pjesën e dytë, Dortmund shpartallon Paderbornin

19:51, 31/05/2020

Borussia e Dortmundit luajti në fushën e Paderbornit ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Bundesligës, shkruan Syri.net.

Ndjekësit e kryesuesve të Bayern Munchen fituan thellë 6-1, por duhet theksuar se të gjithë golat u shënuan në gjysmën e dytë të takimit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën shënohen 7 gola.

Në minutën e 54-t është Hazard që përfiton nga gabimi i portierit kundërshtar dhe kalon Borussian në avantazh.

Kaq u është dashur miqve që të çlirohen dhe pas 3 minutash Sancho realizon edhe golin e dytë.

Por nuk dorëzohet Paderborn, që me penallti në minutën e 71-të me anë të Hunemeier shkurton diferencën në 2-1.

Në të 74’ shënohet goli i katërt i sfidës, ku Sancho rikthen qetësinë te verdhezinjtë, duke i çuar shifrat në 3-1.

Më pas, Hakimi në minutën e 85-të dhe Schmelzer në të 89’ thellojnë diferencën e golave deri në 5-1.

Për të vulosur rezultatin final 6-1 mendon Sancho, i cili në këtë takim realizon tripletë.

Më këtë fitore Borussia e Dortmundit ngjitet në kuotën e 60 pikëve, 7 më pak se Bayern Munchen, ndërsa Paderborn gjendet i fundit në renditje me 19 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco