Rrëzimi me biçikletë i rrezikon karrierën sulmuesit

Rrëzimi me biçikletë i rrezikon karrierën sulmuesit

18:03, 31/05/2020

Një biçikletë i rrezikon karrierë sulmuesit të Dijon, Yassine Benzia.

Ky i fundit pësoi një aksident të rëndë teksa po shëtiste me një biçikletë.

Algjeriani ka përfunduar në spital dhe ka kryer një operacion në dorën e majtë.

Lajmet nga Franca janë pesimiste dhe 25-vjeçari rrezikon të mos e përdorë dot më atë.

Presidenti i Dijon, Olivier Delcourt, ka folur shkurt rreth gjendjes së lojtarit për Bien Public.

“Yassine ka marrë morfinë dhe do të qëndrojë i shtruar në spital për një farë kohe“, deklaron kreu i klubit francez.

Dora e majtë e lojtarit është në gjendje shumë të keqe pas rrëzimit dhe frika e humbjes së saj është e madhe, diçka që mund të rrezikojë edhe karrierën e lojtarit të kombëtares algjeriane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco