Piatek pret rikthimin në Itali, e kërkon Fiorentina

Piatek pret rikthimin në Itali, e kërkon Fiorentina

17:32, 31/05/2020

Ish-sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piatek, mund të rikthehet të luajë sërish në Itali.

Sipas “La Nazione”, Fiorentina kërkon të blejë mesfushorin e Sampdorias, Karol Lineti, i cili ka të njëjtin menaxher me sulmuesin e Hertës së Berlinit, Piatek.

Drejtuesit e Fiorentinës do të përpiqen të bindin ish-futbollistin e Milanit të veshë fanellën vjollcë sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, duke parë rënien e formës së tij në vitin e fundit, Fiorentina nuk ka ndërmend ta blejë menjëherë Piatekun, por propozon ta marrë në formë huazimi për dy vite dhe më pas të vendosë.

Piatek u shit gjatë janarit te Herta e Berlinit për 27 milionë euro pasi zhgënjeu te Milani.

Edhe pse ka shënuar 2 gola që kur futbolli gjerman ka rinisur të luhet, thuhet se Piatek nuk është i lumtur në Gjermani dhe mezi pret të kthehet në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco