Juventus-Lazio/ Ja kur mund të luhet sfida vendimtare e Serie A

Juventus-Lazio/ Ja kur mund të luhet sfida vendimtare e Serie A

17:02, 31/05/2020

Përballja e fuqishme e dy pretendentëve për titullin midis Juventusit dhe Lazios mund të zhvillohet më 20 korrik.

Pas dhënies së miratimit nga qeveria italiane për të nisur Serinë A në datën 20 qershor, Liga Italiane e Futbollit po punon për caktimin e orareve të ndeshjeve, pasi pjesa e mbetur e sezonit do të zgjasë deri në muajt e nxehtë e verës.

Klubet e futbollit italian kanë kërkuar që takimet të mos zhvillohen para orës 17:00 për shkak të nxehtësisë së madhe.

Ndërkohë oraret kur mund të luhen takimet janë 17:00, 17:15, 19:15 dhe 21:30.

Për sa i përket sfidës mes Juventusit dhe Lazios, “ANSA” dhe “Tuttosport” raportojnë se kjo sfidë mund të luhet më 20 korrik dhe orari i mundshëm është 21:30.

Edicioni 2019-2020 do të mbyllet në datën 2 gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco