Messi: Futbolli dhe jeta nuk do jenë njësoj pas pandemisë

Messi: Futbolli dhe jeta nuk do jenë njësoj pas pandemisë

16:34, 31/05/2020

Lionel Messi mendon se futbolli dhe jeta në përgjithësi nuk do të jenë si më parë për shkak të pandemisë së Koronavirusit, që gjunjëzoi botën dhe shkaktoi me qindra mijëra viktima.

Sulmuesi i Barcelonës theksoi zhgënjimin e tij për familjet dhe miqtë që “as nuk mundën t’u thoshin lamtumirë të dashurve të tyre që kanë humbur jetën,” ndërsa bota vazhdon të vuajë nga shpërthimi i COVID-19.

“Nuk ka gjë më të keqe sesa të humbasësh njerëzit që i do më shumë dhe nuk mund t’u thuash lamtumirë. Pothuajse të gjithë kemi dyshimin se si do të jetë bota pas gjithçkaje që ka ndodhur. Përtej bllokimit dhe situatës që na kapi në befasi, shumë njerëz kanë pasur një kohë vërtet të keqe, sepse situata ka ndikuar te ata në një farë mënyre”, deklaroi gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” për El “Pais Semanal”.

“Mendoj se ka pasur shumë gjëra negative në këtë krizë, por nuk mund të ketë asgjë më të keqe sesa të humbasësh njerëzit që i do më shumë. Është gjëja që më irriton jashtëzakonisht shumë dhe më duket e padrejtë për të gjithë”, shtoi argjentinasi.

Messi arriti në përfundimin se futbolli “kurrë nuk do të jetë i njëjtë” pasi të përfundojë kriza dhe se jeta jonë e përditshme do të jetë ndryshe.

“Unë nuk mendoj se futbolli, si jeta në përgjithësi, do të jetë i njëjtë”, tha Messi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco