Gasperini: Kam pasur koronavirus, para ndeshjes me Valencian jam ndjerë keq!

Gasperini: Kam pasur koronavirus, para ndeshjes me Valencian jam ndjerë keq!

14:10, 31/05/2020

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini ka zbuluar në një intervistë të dhënë së fundmi se në ndeshjen ndaj Valencias në Ligën e Kampioneve ka qenë i infektuar me koronavirus.

“U ndjeva keq një ditë para ndeshjes me Valencian. Pasditen e ndeshjes isha edhe më keq. Nëse i shikoni fotografitë, nuk dukesha mirë në pankinë. Ishte 10 mars atëherë. Dy net më pas nuk flija mirë. Ethe nuk kisha. Çdo dy minuta kalonte një ambulancë, pasi ishte një spital pranë kompleksit stërvitor. Dukej sikur të ishe në një zonë lufte. Natën mendoja se çfarë do të ndodhte me mua nëse do të shkoja në spital. ‘Nuk mund të shkoj tani, kam ende shumë për të bërë’. Ishte një shaka që bëja me veten, për të lehtësuar gjendjen shpirtërore, por nga ana tjetër me të vërtetë e mendoja këtë”.

Më pas Gasperini zbuloi edhe si e kaloi periudhën kur ishte i prekur nga koronavirusi.

“Qëndrova në qendrën stërvitore për tre javë. Kur u ktheva në shtëpinë time në Torino, gjithmonë respektoja distancimin social me gruan dhe fëmijës. Ethe nuk kisha kurrë, tamponin nuk e bëra. Para 10 ditësh analizat e gjakut konfirmuan se kisha pasur COVID-19. I kam antitrupat, por kjo nuk do të thotë që tani jam imun”, u shpreh Gasperini.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco