Zyrtare: Mauro Icardi transferohet përfundimisht te PSG

Zyrtare: Mauro Icardi transferohet përfundimisht te PSG

13:16, 31/05/2020

Tashmë është zyrtare. Pas një sezoni në huazim te PSG, Mauro Icardi arriti të bindë drejtuesit e klubit pariseien për ta transferuar përfundimisht. Pas disa ditësh bisedimesh, klubi francez arriti të gjente gjuhën e përbashkët me skuadrën e Interit.

Performancat e zhvilluara nga argjentinasi në serzonin 2019-2020 me kampionët e francës ishin tepër të shkëlqyera. Në 31 ndeshje e luajtura në të gjitha kompeticionet , Icardi shënoi 20 gola dhe dha 4 asiste. Statistikat, të cilat mund ti përmirësojë me fillimin e kampionatit të ri apo me rifillimin  e Champions League gushtin e ardhshëm, ku PSG është kualifikuar në çerekfinalen.

 

“Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të njoftojë blerjen përfundimtare të Mauro Icardit. Sulmuesi 27-vjeçar u huazua nga Inter  vitin e kaluar. Futbollisti argjentinas, ka nënshkruar me klubin tonë deri më 30 qershor 2024 , thuhet në njoftimin për shtyp të PSG në faqen e internetit. 

 

 

 

 

Marrëveshja mes klubeve, duke parë edhe krizën ekonomike që po shkakton Koronavirusi, është gjetur për shifrën e 58 milionë eurove,  me një klauzolë të ashtuquajtur "anti-Juventus”.

Sipas, mediave franceze dhe italiane, gjigantët francezë do të paguajnë 50 milionë eurosh cash plus  8 milionë € bunuse në bazë të performancës.

Marrëveshja gjithashtu përcakton se parisienë duhet t'i paguajnë Interit 15 milionë €  nëse e shesin, Icardin në një klub italianë në 12 muajt e ardhshëm. Kjo klauzolë e vendosur nga Interin vjen pasi ekipi i Juventusit e ka shprehur qartë dëshirën për ta patur në skuadër 26 vjeçarin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco