Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Klubi i Skënderbeut mesazh prekës pas lajmit për ndarjen nga jeta të talentit të klubit

Klubi i Skënderbeut mesazh prekës pas lajmit për ndarjen nga jeta të talentit të klubit

12:11, 31/05/2020

Dorian Tahirllari, nuk mundi ta fitojë luftën më të rëndësishme, atë me jetën. Ish-futbollisti i akademisë së Skënderbeut është ndarë nga jeta në moshën 18 vjeçare, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Të prekur nga vdekja e ish-lojtarit të tyre, klubi Skënderbeut në një postim në faqen zyrtare ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të Dorianit.

“Nuk ia dole të riktheheshe në fushë por do të mbetesh gjithmonë në zemrat tonasepse ti je shpirti i luftës, i sakrificës dhe dëshirës për të jetuar”, shkruajnë korçarët.

Doriani  prej disa kohësh ishte diagnostikuar me tumor malinj dhe shpesh ai dhe familjarët e tij kërkuan ndihmë që i riu të vijonte me terapitë.

Ai kishte kryer 5 operacione, por tumori ishte shfaqur sërish dhe së fundmi sëmundja përparoi dhe në orët e para të ditës së sotme mësohet se ka humbur jetën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco