Florenzi qëndron te Valencia deri në fund të sezonit

Florenzi qëndron te Valencia deri në fund të sezonit

09:40, 31/05/2020

Roma dhe Valencia kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur huazimin e Alessandro Florenzi deri në fund të sezonit. Ish-kapiteni i verdhekuqve për këtë arsye do të mbetet në Spanjë përtej 30 qershorit. Marrëveshja e re ishte e nevojshme pas indikacioneve të FIFA-s se secila kontratë e huazimit do të duhet të hartohet individualisht midis klubeve dhe lojtarëve.

Valencia do të vazhdojë të paguajë 70% të pagës së italianit, rreth 3 milionë euro. Kur të përfundojë sezoni, do të diskutohet përsëri nëse do të zgjatet marrëveshja edhe për një tjetër vit tjetër apo anësori do të kthehet në Trigoria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco