Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Trajneri i Bayernit, Flik i lumtur me fitoren: Të përgatitemi për ndeshjen e radhës

Trajneri i Bayernit, Flik i lumtur me fitoren: Të përgatitemi për ndeshjen e radhës

23:30, 30/05/2020

Trajneri i Bayern Munchen, Hans Flik është i lumtur me fitoren e thellë të skuadrës së tij 5-0 ndaj Fortuna Dyseldorfit në ndeshjen e vlefshem për javën e 29-të në Bundesliga.

Pas fitores së radhës, ai kërkoi që ekipi të përqendrohet te ndeshja me Bajer Leverkusenin, një kundërshtar serioz këtë sezon.

“Gjatë kësaj jave arritëm maksimumin e lojës sonë kundër Dyseldorfit, i cili na vuri disa herë në vështirësi. Por, ekipi jonë tregoi mentalitet të fortë dhe pas ndeshjes me Borusia Dortmundin. Pas një fitoreje të tillë 5-0, një trajner ka shumë pak gjëra për të bërë. Kemi vetëm dy ditë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës kundër Bajer Leverkusenit”, u shpreh Flik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco