E bujshme/ Premier League, zero raste të reja me Covid-19

E bujshme/ Premier League, zero raste të reja me Covid-19

22:10, 30/05/2020

Nuk ka asnjë rast të ri me Coronavirus mes 1130 futbollistëve dhe të gjithë pjesëtarëve të tjerë të 20 skuadrave të Premier League.

Liga elitare në Angli merr një dritë të gjelbër për të ndjekur planin për rifillimin e sezonit, për të cilin tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar nga Premier League.

“Premier League mund të konfirmojë se të enjten 28 dhe të premten 29 maj, 1130 lojtarë dhe pjesëtarë të stafeve të klubeve tona janë testuar për të verifikuar nëse ishin të infektuar nga Covid-19. Asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv ndaj tamponit”, thuhet në reagimin për media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco