Lojtari i Schalke 04 kërkon drejtësi për George Floyd, ja çfarë mban në krahun e tij...

Lojtari i Schalke 04 kërkon drejtësi për George Floyd, ja çfarë mban në krahun e tij...

19:08, 30/05/2020

Drejtësia për George Floyd po kërkohet edhe në Bundesliga.

Së fundmi futbollisti i Schalkes, Weston McKennie ka mbajtur një shirit në krahun e tij ku shkruhej “Drejtësi për George”.

Gjatë kësaj jave kemi qenë dëshmitarë të një ekzekutimi mizor të policisë ndaj një qytetari me ngjyrë në Minneapolis.

George Floyd humbi jetën pasi u mbyt nga polici ndërsa momentalisht në Amerikë po zhvillohen protesta të dhunshme dhe kërkohet drejtësi.

Protestës për Floyd i janë bashkuar edhe fytyra të NBA si Karl Anthony Towns, por reagime ka pasur edhe nga LeBron James dhe shumë figura tjera të njohura të sportit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco