Frankfurt mban distancë me ‘zonën e ftohtë’, mposht Wolfsburgun

Frankfurt mban distancë me ‘zonën e ftohtë’, mposht Wolfsburgun

17:27, 30/05/2020

Eintracht Frankfurt ka marrë 3 pikë të rëndësishme kundër Wolfsburg.

Në një udhëtim që pritej të ishte shumë i vështirë për Frankfurt, ata arritën të fitonin me rezultatin 1-2.

Golin e parë të këtij takimi e shënoi Andre Silva, në minutën e 27’, nga pika e bardhë e penalltisë. Kundërpërgjigja e Wolfsburg erdhi tek në minutën e 58’, kur Kevin Mbabu realizoi për 1-1, pas asistimit të Arnold.

Kur dukej se gjithçka po përfundonte në barazim, ishte Kamada që doli në skenë dhe shënoi golin e fitores në minutën e 85’.

Me këtë triumf, Frankfurt shkëputet nga zona e rrezikut duke grumbulluar 32 pikë, kurse Wolfsburg mbetet në vendin e gjashtë në kuotën e 42 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco