Gjyqtarët kosovar të gatshëm për rifillimin e Superligës

Gjyqtarët kosovar të gatshëm për rifillimin e Superligës

15:09, 30/05/2020

Gjyqtarët e Superligës së Kosovë gjatë ditës së sotme i janë nënshtruar testit për koronavirus, pak ditë përpara se të rikthehet futbolli.

Kanë qenë rreth 46 gjyqtarë të cilët kanë bërë testin.

Përpos testit për koronavirus, gjyqtarët kanë përfunduar edhe testet e fundit fizike, të cilët bëhen para çdo fillimi të kampionatit.

Kryetari i gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani u shpreh se të gjithë arbitrat janë gati për të gjykuar ndeshjet e mbetura të Superligës së Kosovës

“Që në fillim të pandemisë, trajneri i fitnesit ka përpiluar një program të stërvitjeve, të cilin e  kemi shpërndarë për të gjithë  gjyqtarët. E kemi ditur që është pak vështirë por sipas të dhënave dhe sipas kontakteve me referët që i kam pasur gjatë gjithë pandemisë, ata e kanë zbatuar programin që ju kemi dërguar, kështu unë besoj dhe shpresoj që sot nuk do të kenë probleme”, u shpreh ai.

Hasani gjithashtu u shpreh se edhe në Superligë në ndeshjet e mbetura do të zbatohet rregulli i ri me 5 zëvendësime.

“ Ne do të zbatojmë rregullat e UEFA-s, kështu që të gjitha palët e dinë që tashmë lejohen pesë zëvendësime në një ndeshje”, përfundoi Hasani.

Gjyqtari i njohur kosovar, Genc Nuza u shpreh tejet i gatshëm për të gjykuar ndeshjet e mbetura në Supërligë. Sipas tij të gjithë referët kanë mbajtur formën dhe do të mundohen të japin më të mirën.

“Besoj se ne, jemi të gatshëm për një fillim të mbarë sepse edhe me bisedat me kolegët tjerë, secili prej tyre ka qenë aktiv gjatë kësaj kohe, dikush më pak, dikush më shumë por që në fund mund të them lirisht se ne jemi të përgatitur për të rifilluar sezonin”, theksoi ai.

Gjatë kohës së pandemisë, Nuza u shpreh se ka vazhduar aktivitetin sportiv, si çdo koleg tjetër, edhe pse kanë hasur në shumë vështirësi, për shkak të mbylljeve të stadiumeve.

“Realisht unë çdo dit kam ushtruar, në fakt kur filloj kjo ndalesa në hyrje të stadiumeve atëherë na u vështirësua pak puna sepse ne aktivitetet stërvitore mundohemi ti bëjmë në fusha të futbollit, por ma merr mendja që ka qenë një mbajte e formës e mirë dhe po besoj që kemi me qenë të gatshëm”, përfundoi Nuza.

Kujtojmë që futbolli kosovar do të rikthehet javën e ardhshme me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, ndërkohë që të nesërmen luhet gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, shkuan Syri Kosova.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco